Reshjet e orëve të fundit, përmbytje masive në Fier
Transmetuar më 16-05-2019, 18:14

Janë dashur disa orë reshje intensive shiu për të mbytur disa zona në qarkun e Fierit.

Akse rrugore dhe toka bujqësore janë nën pushtetin e ujit, teksa është krijuar kaos në qarkullimin e automjeteve.

Ndërkohë nën ujë janë edhe shumë hektarë toka bujqësore në zonën e Zharrëzës, ku të dhënat paraprake flasin për 15 hektarë tokë bujqësore dhe  sipërfaqe me sera.

Raportohet se në zonë e Zharrzës është përmbytur edhe një pulari.

Për këtë situatë të rënduar, bashkia Patos ka ngriturgrupet e emergjencave cilive për të marrë masat e nevojshme. /k.k/noa.al/

Loading...
loading...
Loading...