Transmetuar më 16-05-2019, 15:58

Një person ka humbur jetën në spital disa ditë opasi është gjetur i shtrirë në rrugë në gjendje të rëndë nga kalimtarë të rastit.

Burime nga policia bëjnë me dije se më datë 12.05.2019, në “Sheshin e Flamurit”, Vlorë është gjetur i shtrirë në tokë (nën efektin e pijeve alkoolike) shtetasi A.D., 47 vjeç, banues në Vlorë, me frakturë në kokë.

Nga kqyrja paraprake në trupin e tij nuk janë vërejtur shenja dhune apo dëmtime të tjera përveç frakturës që ka marrë në kokë, e cila dyshohet për shkak të rrëzimit.

Ky shtetas ka ndërruar jetë 3 ditë më vonë në spital dhe sipas aktit të ekspertizës rezultuan se vdekja ka ardhur për shkak të hemoragjisë cerebrale në kokë.

Policia i ka referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për veprime të mëtejshme./b.l/noa.al/