Transmetuar më 16-05-2019, 15:43
Foto ilustruese

Policia ka bërë të mundur ndalimin e 205 kg marijuanë e cila dyshohet se po transportohej nga Shqipëria drejt Malit të Zi.

Gjatë operacionit policia sekuestroi 7 çanta me lëndë narkotike pranë lumit Buna, në vendin e quajtur Sutjel në territorin e Komunës së Ulqinit, rreth 130 metra larg bregut të lumit.

Sipas informacioneve të policisë malazeze sektori i policisë kufitare, gjatë patrullimit të kufirit mes Shqipërisë dhe Malit të Zi në afërsi të Lumit Buna, ka pikasur 4 persona të cilët po transportonin çantat.

Pasi janë parë nga polica, ato janë larguar. Dyshohet se lënda narkotike ka ardhur nga Shqipëria dhe kishte destinacion Malin e Zi.

Ndërkohë, po punohet në kapjen dhe identifikimin e transportuesve, por edhe të bashkëpunëtorëve të trafikantëve nga Shqipëria me ata malazezë.