Lamtumirë Major! Klodian Tanushi nuk përgjigjet në apelin e fundit…
Transmetuar më 16-05-2019, 14:23

Është përcjellë për në banesën e fundit major Klodian Tanushi, i cili humbi jetën si pasojë e shpërthimit të një mine në kamp Adazi në Letoni. Major Tanushi prehet në Varrezat e Dëshmorëve.

Pas apelit të fundit dhe një minute heshtje, familjarë, të afërm e miq, por edhe personalitete të larta shtetërore i dhanë lamtumirën e fundit Majorit Klodian Tanushi.

Më pas flamuri që mbulonte arkivolin e major Tanushit, është palosur dhe dorëzuar babit të tij. Ky i funidt me lot në sy e ka puthur duke i dhënë nderimin e fundit të birit.

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, Kryeministri Edi Rama, ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, si deputetë e ish ministra, bënë homazhe dhe u përkulën sot me nderim para trupit të major Tanushit.

Major Klodian Tanushi, ndërroi jetë më 10 maj, 4 ditë pas plagosjes në camp Adazi, ku humbi jetën edhe nëntetarja Zarife Hanasaj, dhe mbeti i plagosur Julian Kapaj.

Loading...
loading...
Loading...