Transmetuar më 16-05-2019, 12:24

Bandat me "maska" koncensionari te Rames do te dalin edhe në rrugën Tirane – Durres‎.

Rama do te taksoje çdo durrsak, ‎kavajas, lushnjar, fierak, vlonjat, gjirokastrit e kedo tjeter qe perdor autostraden Durres-Tirane per te shkuar per pune, hall, qejf, marrëdhënie familjare apo miqesie ne Tirane.

Takse do te paguaje çdo tiranas qe ka pune, qe ‎do te vije per nje dreke familjare apo nje fundjave ne bregdet.

Takse, takse takse per cdo kend! Taksat do t’i marre miku oligark qe ofron llokmen me te madhe dhe qe do ta kete me mire ne ate moment me Edi Ramen.

Babezia e tij eshte bere si arteroskleroze qe bllokon qarkullimin e gjakut te ekonomise se shqiptareve.

Edi Rama po grabit shqiptaret me ritem te shfrenuar.

Paraardhesit e tij ne 1945 i grabiten pronat e shqiptareve me gryken e pushkes.

Ky po i grabit me Kod Civil dhe kontrata koncesioni qe te mos guxosh t’ua marresh, perndryshe te padisin ne gjykatat qe po mbushin me militantet e tyre pasi kapen reformen ne drejtesi.

Dhe gjyqtaret do t’i kthejne nderin e emerimit, duke ia mbrojtur interesat e felliqura.

Ketij grabitqari po i vjen fundi me shpejtesi. Ndaj deri sa te shporret, do te perpiqet te grabise ne ikje e siper cdo prone e pasuri te shqiptareve. Me 25 maj gjithkush ka sepaku nje arsye te madhe per te ‎protestuar per shporrjen e çetes se kusareve qe ka uzurpuar pushtetin e shqiptareve.

* Qëndrimet e autorit janë personale