Transmetuar më 16-05-2019, 12:10

Darkë falas nëse merrni tavolinë me vete në restorant! Është kjo ideja e Trattoria Birra Moretti, e cila ofron një vakt në këmbim të një mobiljeje.

Nisma është lançuar për këtë verë gjatë harkut kohor 12 deri në 15 qershor, në Covent Garden, në Londrës.

Të interesuarit mund të sjellin çfarëdolloj tavoline, ndërsa kamarierët e restorantit do ju ofrojnë karrige, ushqim dhe pije.

“Tavolina katrore, rrethore, tavolina për kafe apo qeramike”, lexohet në informacionin e dhënë nga organizatorët e eventit. Po ashtu thuhet se tavolinat mund të mbajnë deri në katër persona, shkruan noa.al.

Nisma është e kuzhinierit italian Gennaro Contaldo i cili thotë se, “Nëse të ngriturit e një tavoline deri në qendër të Londrës nuk iu ndihmon për të forcuar lidhjen me miqtë që do ju ndihmojnë, atëherë do të mendojë kuzhina ime”.

Ndërsa ata që nuk do të jenë në gjendje që të ngrenë një tavolinë të cilën janë të lirë ta marrin me vete, por që duan të hanë në restorant, do ju kërkohet një donacion prej 10 sterilash, për fushatën “End Loneliness”, në mbështetje të personave të vetmuar. /a.y/noa.al