Transmetuar më 16-05-2019, 11:26

Një nënë e re shqiptare dhe vajza e saj vetëm  vjeçe janë zhdukur në mënyrë të mistershme në Angli.

24-vjeçarja Sebjana Myzeqari, dhe vajza e saj Enisa, 2 vjeçe, rezultojnë të zhdukura pa gjurmë, qysh prej datës 2 prill, kur dhe janë parë për herë të fundit në zonën e Doncaster.

Nga verifikimet e kryera nga policia rezulton se Myzeqari nuk ka përdorur as telefonin dhe as kartat e bankës, duke shtuar dyshimet se mund të jetë larguar nga Anglia.

E reja shqiptare kishte shkuar në Angli rreth tre vite më parë, ndërkohë që vajza ishte regjistruar në çerdhe.

Sebjana nuk kishte shumë njohje në Angli, teksa kërkimet janë intensive, për të zbuluar se çfarë ka ndodhur me nënë e bijë. /a.y/noa.al