Transmetuar më 16-05-2019, 11:00
Foto ilustruese

Në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen nr.3 Kavajë, ka rënë zjarr në një makinë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Skuraj”, ku ka rënë zjarr në mjetin në pronësi të 42-vjeçares N.G., banuese në Durrës.

Si pasojë e zjarrit mjeti është djegur pjesërisht.

Nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri është aksidental si pasojë e një shkëndije elektrike në pjesën e baterisë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të rënies së zjarrit. /a.y/noa.al