Transmetuar më 16-05-2019, 10:51

Mbi të rëndonin disa urdhra arresti dhe kur polici e njohu qëlloi drejt saj pa u menduar gjatë. Viktima quhet Pamela Turner dhe ishte në kërkim nga policia e Texas në SHBA.

Para se polici të qëllonte 44-vjeçarja me ngjyrë klithi në formë mbrojtje “Jam shtatzënë” dhe gjithë skena u filmua nga një kalimtar e rastit.

Pamjet janë mjaft të rënda dhe po bëjnë bujë në rrjetet sociale. Lidhur me këtë ngjarje policia dha versionin e saj duke thënë se agjenti po patrullonte në kompleksin e apartamenteve Brixton të Baytoën, qytet në lindje të Houston, kur pikasi gruan.

Këtu nisi shkëmbim zjarri që përfundoi me vrasjen e gruas, shkruan noa.al.

Ndërkohë mjeku ligjor që bëri ekspertizën e gruas, konfirmoi se ajo nuk ishte shtatzënë. Po ashtu rezulton se kishte dy fëmijë të rritur dhe vuante nga skizofrenia. /a.y/noa.al