Transmetuar më 16-05-2019, 10:30

Donte që të largohej me të dashurin për të jetuar sa më rehat me të, lidhjen e tyre intime.

Për të bërë diçka të tillë në vend që të divorcohej, zgjodhi që të vriste të shoqin.

Gjithçka e bëri me një kokteil me viagra, 12 pilula të tretura në ushqim dhe pije, bashkë me dy ilaçe gjumi.

Për tre ditë me radhë gruaja helmoi burrin deri sa i shkaktoi vdekjen për shkak të tensionit të lartë dhe insufiçencës kardiake.

Për çiftin që ideoi gjithçka, nga Kajro, Egjipt, plani dukej se po ecte si jo më mirë.

Por ata nuk kishin marrë parasysh vajzën 16-vjeçare të të ndjerit dhe të gruas, e cila pasi nuhati diçka të dyshimtë, vendosi që të bëjë denoncimin në polici, shkruan noa.al.

Kështu autopsia zbuloi origjinën e vdekjes së burrit, duke “kryqëzuar” gruan dhe të dashurin e saj. Që të dy u arrestuan nga policia dhe po përballen me akuzën e vrasjes. /a.y/noa.al