I riu plagos veten me thikë, nxirret nga ngujimi pas tre orësh
Transmetuar më 16-05-2019, 09:19

Një djalë i ri ka qëlluar veten me thikë në orët e para të mëngjesit të sotëm, duke mbetur i plagosur.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “Naftëtari” të Patosit, rreth orës 06.00 të mëngjesit.

Bazuar në dëshmitë e familjarëve 35-vjeçari L.Xhelaj, pas aktit të rëndë, u mbyll brenda banesës së tij dhe nuk pranonte të dilte.

Të shqetësuar, familjarët dhe policia nisë negociatat për të bindur të riun, i cili doli vetëm pas orës 09.00.

Mësohet se 35-vjeçari ka pësuar dëmtime në gjoks dhe pjesë të tjera të trupit, teksa dyshohet se gjithçka ka ndodhur në gjendje të rënduar psikologjike. Aktualisht ai ndodhet në spital ku dhe po merr mjekimin e nevojshëm. /a.y/noa.al

Loading...
loading...
Loading...