Transmetuar më 16-05-2019, 08:54

Qeveria e kryeministrit Edi Rama ka miratuar një vendim për shpërndarjen e fondeve për partitë politike të cilat marrin pjesë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Vendimi i miratuar nga qeveria i ka kaluar Kuvendit dhe pritet të shqyrtohet në seancë parlamentare për ti hapur rrugën zbatimit.

Shuma totale është 65 milionë lekë të rinj, ndërkohë që pjesa e majme i kalon Partisë Socialiste.

Teksa pritet miratimi i këtij vendimi edhe në Parlament, vihet re se në këto fonde janë përjashtuar Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, të cilat nuk janë regjistruar për zgjedhjet.

Po ashtu janë përjadhtuar edhe partitë e tjera opozitare të cilat kanë djegur mandatet parlamentare,

Ndonëse në projektvendim nuk detajohet mënyra se si do të ndahen paratë, krahas Partisë Socialiste, do të jetë Bindja Demokratike ajo që do të përfitojë, për shkak se garon në 26 bashki.

Bazuar në Kodin Zgjedhor fushata nis 45 ditë para datës së zgjedhjeve dhe supozohet se me ndarjen e parave do të mbulohen shpenzimet e fushatës. /a.y/noa.al