Transmetuar më 16-05-2019, 08:30

Avioni ulet teksa punëtorët, punojnë në pistë, duke i rrezikuar seriozisht.

Ngjarja tragjike mund të kishte ndodhur në aeroportin ndërkombëtar ‘Silvio Pettirossi’ në Paraguai, ku punëtorët ndodheshin në pistë për të rregulluar një gropë.

Papritmas afrohet një avion, gati për tu ulur bashkë me pasagjerët.

Mjeti përpiqet që të lëvizë me shpejtësi, pasi përplasja mund të ishte fatale.

Fatmirësisht siç mund të shihni në pamjet që noa.al sjell më poshtë, askush nuk u dëmtua, ndonëse rreziku ishte i madh. /a.y/noa.al