Transmetuar më 16-05-2019, 08:07

Përdor të njëjtin fustan të cilin e kishte veshur edhe herë të tjera, por situata i doli nga kontrolli.

Të njëjtin fustan e kishte veshur për ditëlindjen e vjehrrit të saj, princit Charles, por për shkak të stilit serioz e veshi edhe për një tjetër event.

Kështu bashkëshortja e princit William të Anglisë, Kate Middleton e ripërdori fustanin për 75-vjetorin e D-Day, në kujtim të luftës së dytë botërore.

Por teksa ecte, për shkak të erës, dukesha e Cambridge u bë pjesë e një incidenti.

Kështu e çara e fustanit u hap guximshëm, duke i nxjerrë kofshët mbretëreshës së ardhshme të Anglisë. /a.y/noa.al