Një mollë apo më mirë 1 lugë uthull molle në ditë?
Transmetuar më 16-05-2019, 05:32

Uthulla është zbuluar rreth 5 apo 6 mijë vjet më parë kur lëngu i hardhisë ishte shndërruar në verë dhe pastaj në uthull.

Fillimisht është përdorur si ruajtës i ushqimit, por njerëzit pastaj ia zbuluan vetitë e shumta mjekësore.

Hipokrati e ka përdorur atë për të shëruar plagë, ndërkaq gjatë shekullit të 18-të është përdorur si ilaç natyral për sëmundjen e diabetit, dhimbjet e lukthit, etj.

Më poshtë gjeni disa prej përfitimeve shëndetësore që sjell uthulla e mollës nëse e konsumoni çdo ditë për dy muaj rresht:

– Vetitë antibakteriale të uthullës së molle ju shërojnë fytin e tharë

– Konsumimi i një luge çaji me uthull molle ju rikthen nivelet e nevojshme të acidit në lukth, si dhe parandalon refleksin acidik dhe spazmat intestinale

– Ka efekte anti-glicemike dhe në mënyrë pozitive ndikon te sheqeri në gjak duke parandaluar tretjen komplete të karbohidrateve komplekse

– Uthulla e mollës trajton shumë çrregullime të lëkurës, duke filluar nga pickimet e insekteve e deri te djegia nga rrezet e diellit

– Aplikimi i uthullës së mollës ju ndihmon të eliminoni edhe lythat për shkak të prezencës së acidit acetik

– Përmirëson shëndetin e zemrës

– Uthulla e mollës po ashtu është e pasur me kalium, prandaj e mbush trupin energji dhe redukton lodhjen.

Loading...
loading...
Loading...