Transmetuar më 16-05-2019, 00:02

Një mesazh emocionues e ka bërë të përlotet ‘live’ Ilda Bejlerin.

Moderatorja Ilda Bejleri është përlotur gjatë intervistës së saj në emisionin ‘Rudina’ dhe e gjithë kjo erdhi për shkak të një mesazhi emocionues që mori nga e ëma.

“S’ta priste mendja që do isha unë në video ë? Ilda ka qenë një fëmijë rebel, ka pasur personalitet të fortë dhe ambicioz. Por edhe unë nuk kam qenë nga ato nëna që i lavdërojnë fëmijët dhe i tolerojnë. Kjo ka bërë që ne të dyja të duhemi shumë dhe të tolerojmë shumë. Kjo ka bërë gjithashtu që Ilda të jetë kërkuese ndaj vetes dhe profesionit. Edhe pse është bërë e njohur, Ilda e di që kritikja numër 1 e saj jam unë sepse gjithmonë kam dashur që fëmijët e mi të jenë me këmbë në tokë dhe realistë. Po t’i thoni Ildës që i kemi bërë mamit një video, ajo do të thotë:” Obobo, kushedi për çfarë më ka kritikuar mami”. Dua t’i them Ildës që mami e do shumë, është vajza e ëndrrave të mia dhe mami e ka shpirt”,- tha Lola Bejleri në videomesazh, kështu duke e bërë të përlotet vajzën e saj Ildën. 

“Është hera e parë që mami del në televizor. Ajo është gjithnjë pas kamerave dhe është kritike e madhe. Gjithmonë e kam konsideruar një njeri special. Më ka mbështetur gjithmonë. Na ka shtyrë të bëjmë diçka në jetën tonë dhe gjërat që dëshironim ne në fund të fundit. Kur kam qenë e vogël, kam qenë me idenë se dobësia e mamit është vëllai, por kur Bledi u largua nisa t’i shoh gjërat ndryshe, vajzat janë dashuri për mamin. Jam shumë e surprizuar nga fjalët e saj”, ka përfunduar Ilda Bejleri.