Transmetuar më 15-05-2019, 23:44

Një ngjarje e rëndë me pasojë plagosjen ka ndodhur në Kosovë.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 22:30, në rrugën ‘Muharrem Fejza’, në Prishtinë.

Mësohet se një adoleshent 16-vjeçar, është sulmuar me thikë ku ka marrë lëndime.

Mësohet nga mediat vendase se i plagosuri është dërguar në spital për trajtim mjekësor.

Ndërkaq forcat policore, të cilat kanë shkuar në vendngjarje po punojnë për identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar./a.k/noa.al/