Transmetuar më 15-05-2019, 23:00

Skuadra e Lazios fiton Kupën e Italisë për sezonin 2018-2019.

Lazio arriti të fitojë këtë mbrëmje përballë Atalantës me rezultatin 2-0.

Golat për skuadrën e Lazios u shënuan në pjesën e dytë nga Savic 82′ dhe Correa 90′.

Në këtë finale ishin përballë dy shqiptarë, portieri Tomas Strakosha për kryeqytetasit dhe mbrojtësi Berat Gjimshiti për bergamaskët.

Kjo ishte hera e shtatë që Lazio fiton Kupën e Italisë.

Me këtë triumf, Lazio ka siguruar gjithashtu kualifikimin në fazën grupe të Europa League./a.k/noa.al/