“Kur do flasim?” Murrizi: Rama dhe Basha komunikojnë me mesazhe
Transmetuar më 15-05-2019, 22:41

Kreu i PAA, Agron Duka në emisionin “Arena” në RTV Ora shprehu indinjatë për statusin e kryeministrit Edi Rama, drejtuar kreut të demokratëve, Lulzim Basha, i cili i beri thirrje “Kur do flasim?”

Ndërkohë Murrizi shtoi se Basha dhe Rama vazhdojnë dhe flasin ende.

Pjesë nga biseda në studio: 

Duka: Në një status në Tëitter pasi kishte bërë një koment për dhunën në fund fare e kishte shkruar kur do flasim. Ca është kjo kur do flasim. 

Murrizi: Ata kanë fol dhe flasin, se komunikojnë me mesazhe me njeri-tjetrin ata. 

Duka: Jo, jo nuk komunikojnë. Këtu i bën yzmetin Ramës. 

Murrizi: Jo nuk i bëj yzmetin Ramës unë, as Bashës që bëjnë qepalla dhe tallen me shqiptarët. 

Duka: Ka shumë kohë që ata të dy nuk komunikojnë me njeri-tjetrin. 

Murrizi: Po ai mes meje dhe zotit Shehu në mes të Parlamentit i ka thënë që mos na lexojnë tabulatet sepse po të na lexojnë ca themi ne të dy nuk dihet ca bëhet.

Loading...
loading...
Loading...