Transmetuar më 15-05-2019, 22:00

Deputeti Myslim Murrizi, i ftuar në RTV Ora, në emisionin "Arena" ironizoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama dhe kryedemokratit Lulzim Basha, duke thënë se ata po kërkojnë një shkues që të "fejohen".

Murrizi tha këtë mbrëmje se Basha dhe Rama sillen si fëmijë tekanjozë ku presin që një ndërkombëtar t’i kapë nga veshët dhe t’i ulë në tavolinë.

"Basha dhe Rama sillen si fëmijë tekanjozë që vjen një ndërkombëtar dhe i kap për veshësh dhe i ul në tavolinë. Edhe sinjalet e fundit, ata po luten që t’i kapë dikush për veshësh, pra këta duan një teto që t’i kapë për veshësh.

Deklaratat e djeshme të Ramës dhe të Bashës, shoh se këto duan të kenë një shkues në mes, që të bëjnë fejesën, nuk e di se kur, a do e bëjnë me ceremoni të vogël, a do e bëjnë dasmë, apo me tam-tame, këtë nuk e di", tha Murrizi./a.k/noa.al/