Transmetuar më 15-05-2019, 21:08

Ndërron jetë aktori i njohur Isaac Kappy i njohur në filmat ‘Thor’ dhe ‘Terminator Salvation’.

Mësohet se aktori 42-vjeçar, u konfirmua i vdekur pasi u hodh nga një urë në Arizona të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur të hënën që lamë pas, ndërsa u konfirmua nga Bart Graves, zëdhënës i Departamentit të Sigurisë Publike në Arizona.

Sipas TMZ, 42-vjeçari u godit nga një kamion pasi u hodh nga Ura Transëestern Road në Interstate 40, ku gjeti vdekje të menjëhershme.

Para se të merrte vendimin ai kishte postuar një deklaratë të gjatë në rrjetet sociale ku shkroi:

“Unë nuk kam qenë një djalë i mirë” dhe “kam qenë abuziv ndaj njerëzve që më donin mua”.

Ai ka qenë në akuzë për sulm ndaj vajzës së Michael Jackson, Paris.

Ngjarja e rëndë ka pikëlluar fansat e aktorit, të cilët kanë shprehur dhimbje për humbjen e tij./a.k/noa.al/