Transmetuar më 15-05-2019, 20:14

Kërkimet e fundit në Oqeanit Paqësor kanë nxjerrë në sipëfaqe shumë mbetje plastike.

Zhytja u realizua nga oficeri në pension i marinës amerikane Viktor Veskovo, teksa për këtë mision u përdor një nëndetëse e quajtur “Limiting Factor”.

Një detaj interesant ishte edhe stampimi i një flamuri shqiptar në mjetin kundrues.

Në zhytjen më të thellë detare të kryer nga njeriu brenda një nëndetëseje, një investitor nga Texasi gjeti diçka të zakonshme që mund të shihet thuajse në çdo rrugë të planetit: mbeturina.

Victor Vescovo, një oficer në pension i marinës, e bëri zbulimin pasi u zhyet në thellësinë e 10 mijë e 928 metrave në Kanalin Mariana, që konsiderohet si pika më e thellë e oqeanit. /k.k/noa.al/