Pësoi goditje në zemër, Porto merr vendim për Iker Casillas
Transmetuar më 15-05-2019, 19:57

Skuadra e Portos po kërkon një portier të ri për të zëvendësuar Iker Casillas që pak ditë më parë pësoi një sulm të rëndë në zemër.

Portugezët kishin firomosur një kontratë me ish-portierin e Realit, por tani duhet që të gjejnë një pauses.

Lajmi konfirmohet nga presidenti i klubit, Jorge Nuno Pinto da Costa.

"Ne kemi një problem shtesë me Casillasin, me të cilin kemi rinovuar kontratën dhe nuk menduam se do të kemi nevojë për një portier, por tani mendojmë se do të na duhet një", tha Pinto da Costa.

Aktualisht as klubi dhe as lojtari nuk kanë konfirmuar të ardhmen e 37-vjeçarit.

Rikthimi i tij në futbollin profesionist do të varet nga riaftësimi i tij, reagimi i tij ndaj ilaçeve dhe vetë vullneti i lojtarit. /k.k/noa.al/

Loading...
loading...
Loading...