Transmetuar më 15-05-2019, 18:43

Komisioneri për Zgjerim në Bashkimin Europian, Johanes Hahn ka deklaruar se vendimi për hapjen ose jot ë negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut do të merret përpara verës.

Kështu u shppreh zyrtari i lartë në një takim me deputetë të Bundestagut gjerman.

Në disa statuse në Twitter, Hahn thotë se gjatë takimit me deputetët gjermanë është rënë dakord që BE duhet të ndjekë agjendën e zgjerimit.

"Pranimi i progresit objektiv nga partnerët është sinjal pozitiv për të gjithë rajonin", shkruan Hahn.

Ndërsa ministri gjerman Michael Roth thotë se stabiliteti dhe siguria në Ballkanin Perëndimor janë për BE dhe Gjermaninë me interes të madh.

"Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë bërë tashmë një marrëveshje të madhe në rrugën e tyre drejt BE", shkruan Roth. /k.k/noa.al/