Transmetuar më 15-05-2019, 18:41

Fotot që shikoni në galeri janë vërtet drithëruese.

Në këto pamje shikoni se si rinia shqiptare rreshtohet para ambasadës gjermane për të ikur.

Janë me dhjetëra shqiptarë kryesisht të rinj e të reja që aplikojnë për viza emigrimi pune.

Ata tregojnë se u është vrarë shpresa në vendlindje dhe shtojnë se po ikin për një jetë më të mirë.