Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ironizon deklaratat e ndërkombëtarëve për dialog politik.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Manjani shkruan se nëse dialogu synon "lumturimin" e palëve politike, apo kryetarëve të partive, u shoftë kjo ide, ndërsa thekson se Shqipërisë i duhet sot vetëm një datë zgjedhjesh politike dhe duhet rivendosur pluralizmi politik në Parlament.
"Duhet dialog politik"- thonë. Dakort! Në parim, dialogu është koncept i pakundërshtueshëm. Pyetja e vërtetë është: Për çfarë e me ç’objektiv?
Nëse dialogu synon "lumturimin" e palëve politike, apo kryetarëve të partive, u shoftë kjo ide! Nuk kemi hiç nevojë për këtë. Shqipërisë i duhet sot vetëm një datë zgjedhjesh politike. Duhet rivendosur pluralizmi politik në Parlament.
Pastaj vijnë të tjerat…Nëse ky është objektivi i dialogut po, e mirëpresim!”, shkruan Manjani.