Digjet makina e bashkëshortes së gjyqtarit në Tiranë
Transmetuar më 15-05-2019, 16:16

Gjatë natës së kaluar në Tiranë është djegur një mjet tip “Opel Corsa”, ngjyrë vishnje, e cila ishte parkuar në rrugë.

Ngjarja ka ndodhur pranë Komisariatit nr. 2., ndwrsa mësohet se makina e djegur rezulton të jetë në pronësi tw bashkëshortes së gjyqtarit, Sokol Binaj.

Bashkëshortja e Binajt punon në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Komisariati Nr. 2 dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda kanë nisur hetimet për vërtetuar nëse zjarri ka qenë i qëllimshëm apo aksidental.

Loading...
loading...
Loading...