Transmetuar më 15-05-2019, 15:05

Ish- deputeti i LSI-së, Luan Rama nuk mendon se kriza politike dhe protestat e opozitës, cënojnë imazhin e vendit. Në një deklaratë për mediet, Luan Rama është shprehur se Rama nuk është aspak i vërtetë teksa shfaqet si i shqetësuar se bota po e sheh Shqipërinë me një sy tjetër.

Ai shprehet se protestat e opozitës, të cilat i cilëson si paqësore, nuk janë arsye për të ndryshuar imazhin e Shqipëri, e për rrjedhojë as ekonominë e vendit, por keqqeverisja e vendit nga një "kryengangster" si Edi Rama.

"Rama bën rolin sikur e shqetëson imazhi i vendit. Pa thënë shkakun apo arsyen themelore pse imazhi i Shqipërisë vjen duke e rrëzuar. Nuk janë protestat e opozitës, se në asnjë vend të botës nuk i cenojnë protestat qytetaret, por keqqeverisja e vendit.

Shqipëria shembull kryesor i një vendi kaotik gangsterësh "Bild". Shkaku është qeveria e gangsterëve me në krye gansterin Rama. Qytetarët e këtij vendi bashkë me qytetarët është në protestë për ta larguar njëherë e përgjithmonë të keqen e këtij vendi. Rama duhet të kishte dhënë dorëheqje", u shpreh Luan Rama.

Më tej ai shton se, “jo vetëm “Bild-i”, këtë e thonë të gjitha agjencitë, këtë e thonë gazetat dhe mediat më prestigjioze e më të mëdha të Europës. Prandaj qytetarët dhe jo vetëm opozita, por qytetarët e këtij vendi dhe opozita e bërë njësh me ta është në protestë, është në revoltë, është në kontest.

Është dhe do të jetë në luftë të vendosur për ta larguar njëherë e përgjithmonë të keqen nga qeverisja e këtij vendi, për të realizuar më në fund rikthimin e vendit në normalitet përmes një procesi zgjedhor të lirë, të ndershëm, të barabartë, ku qytetarët shqiptarë të jenë të lirë dhe sovranë në të drejtën e tyre për të zgjedhur.Shqipëria nuk e meriton të jetë në duar gangsterësh!”/b.l/noa.al/