Transmetuar më 15-05-2019, 14:33

Kokainë mes patateve të ngrira që vinin nga Holanda me destinacion Shqipërinë. Operacioni i zhvilluar në portin e Barit ka nxjerë zbuluar ngarkesën e kokainës dhe ka vënë në pranga dy shqiptarë, kamionistët.

Mediat fqinje bëjnë me dije se ata janë arrestuar në port me akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës.

Sipas policisë, gjatë kontrollit u zbuluan rreth 7 kg kokainë e mbi 150 mijë euro. Shqiptarët, të moshës 30 dhe 44 vjeç, vinin nga Holanda dhe lëndën narkotike do ta sillnin në Shqipëri.

Kamioni transportonte patate të ngrira nga Hollanda në Shqipëri dhe tranzitonte përmes portit të Barit. Lënda narkotike së bashku me paratë ishin fshehur në një vend të modifikuar enkas në kabinën e shoferit.

Kokaina ishte e konfeksionuar në 6 pako ndërsa paratë cash, 150 mijë euro ishin në prerje 20 e 50 euro.

Dy shtetasit shqitptarë janë vënë në pranga dhe janë në dispozicion të autoriteteve gjyqësore italiane në burgun e Barit./b.l/noa.al/