Transmetuar më 15-05-2019, 14:15

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka zëvendësuar sot 4 deputetët e Partisë Socialiste, të cilët do të jenë kandidat për zgjedhjet vendore të 30 qershorit.

Socialistët e rinj që të do të betohen nesër në Kuvend janë; Kryetari i FRESSH-it, Eljo Hysko që mori mandatin e Rakip Sulit që kandidon në Kamëz, Adriana Jaku të Pjerin Ndreut që kandidon në Lezhë, Florenc Spaho të Nuri Belbës në Prrenjas dhe Ardit Konomi të Ilir Xhakollit që do të garojë në 30 qershor në Pogradec.

Ndërkohë që pritet se kush do të zëvendësojë Flamur Golemin që kandidon në Gjirokastër.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e ditës së sotme sotme, iu ka dhënë mandatet e deputetëve, dy kandidatëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe një tjetër të Partisë Demokratike.

Bëhet fjalë për Halit Valterin, kandidat në qarkun e Tiranës në radhët e Partisë Demokratike. Ndërkohë nga radhët e LSI mandatin e ka marrë Edmond Stojku në Qarkun e Tiranës dhe Vasli Sterjlofski në qarkun e Korçës.

Katër deputetët e rinj nga PS-ja, por edhe gjashtë (tre sot dhe tre dje) nga listat e PD dhe LSI-së që pranuan mandatin do të betohen nesër në Kuvend./b.l/noa.al/