Transmetuar më 15-05-2019, 13:47

Është mbyllur nata e parë gjysmëfinaliste e Eurosongut në Tel Aviv dhe në fund të janë janë zbuluar dhe 10 shtetet e para finaliste.

Greqia, Bjellorusia, Serbia, Qipro, Estonia, Republika Çeke, Australia, Islanda, San Marino dhe Sllovenia janë vendet që janë kualifikuar për finale e madhe të së shtunës në Tel Aviv.

Po kështu, listës së finalistëve i shtohen edhe 5 shtete të cilat janë kualifikuar automatikisht; Italia, Franca, Gjermania, Britania e Madhe dhe Izraeli.

Fituesja e vitit të kaluar, këngëtarja vendase Netta, hapi festivalin me një variant të ri të këngës së saj “Toy” duke ndezur atmosferën që në fillim të mbrëmjes.

Në festival performoi gjithashtu dhe një tjetër fituese izraelite e Eurovizionit, Dana International.

Nata tjetër gjysmëfinale do të transmetohet më 16 maj, ku do të këndojë edhe përfaqësuesja shqiptare, Jonida Maliqi.