Transmetuar më 15-05-2019, 12:40

Nuk i ka shpëtuar burgut të përjetshëm Fadil Kasëmi për vrasjen e ish-bashkëshortes së tij, gjyqtares Fildez Hafizi.

Gjykata e Apelit ka vendosur të lërë në fuqi vendimin e shkallës së parë të Krimeve të Rënda, e cila e ka dënuar Kasemin me burg të përjetshëm.

Krimet e Rënda kërkuan gjithashtu që dënimi të kryhet në një burg të sigurisë së lartë. Me këtë vendim Fadil Kasemi, i akuzuar për vrasjen e ish- bashkëshortes së tij Fildes Hafizi do ta kalojë pjesën e mbetur të jetës në burg.

Krimi i rëndë ndodhi më 31 gusht të vitit 2017 në zonën e “Brrylit” në Tiranë.

Gjyqtarja u qëllua për vdekje në automjetin e saj me dy plumba nga ish-bashkëshorti, Fadil Kasemi, me të cilin kishte më shumë se dy vjet që ishte divorcuar.

Vrasja u shënua pranë shtëpisë ku banonte gjyqtarja Fildes Hafizi, dy fëmijët dhe prindërit e saj të moshuar./b.l/noa.al/