“Borchardt, turp të kesh”, lihet e lirë aktivistja e LSI-së
Transmetuar më 15-05-2019, 11:51

Policia e Tiranës ka lënë të lirë studenten Ana Azizaj, e shoqëruar lidhur me parullën fyese ndaj ambasadorit të OSBE, Bernd Borchardt, në banesën e tij.

Në parullën gjatë protestës së opozitës të shtunën mbrëma, shkruhej “Borchardt shame on you” (Borchardt, turp të kesh).

Gjatë marrjes në pyetje, e reja ka mohuar që të ketë qenë ajo autorja e parullës, por ka pranuar se ka qenë bashkë me një grup të rinjsh poshtë banesës së ambasadorit.

Kujtojmë se Veizi është aktiviste e Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe e angazhuar vazhdimisht në valën e protestave.

Shoqërimi i saj u bë pas pamjeve filmike të siguruara nga policia, ndërkohë që janë identifikuar edhe persona të tjerë të përfshirë. /a.y/noa.al

Loading...
loading...
Loading...