Transmetuar më 15-05-2019, 11:35

FlixBus, kompania e njohur e transportit në Europë, ka asistuar për herë të parë në histori në një ngjarje të pazakontë, lindjen e një foshnje në një prej autobusëve të saj.

Vogëlushja Zenep erdhi në jetë të mërkurën më 8 maj, në një autobus të FlixBus,

të nisur nga Barcelona, Spanjë, drejt Brukselit, në Belgjikë.

Gruaja në momentin e lindjes ndodhej në Francë, në zonën mes Parisit dhe Lilës.

Shoferët u informuan mbi gjithë sa po ndodhte rreth orës 03.30 të mëngjesit, kështu që bën një ndalesë urgjent pranë stacionit të Ressons, duke lajmëruar ndihmën e shpejtë.

Mirëpo lindja ndodhi pa mbërritur ende mjekët, ndërkohë që më tej nëna me vogëlushen u transportuan drejt spitalit të Compiègne, ku që të dyja gëzojnë shëndet të plotë, shkruan noa.al.

Kompania FlixBus vendosi që ti bëjë një dhuratë të veçantë Zenep, e cila do të ketë mundësi që të udhëtojë falas me të gjithë mjetet dhe linjat e kompanisë, deri sa të mbushë 18 vjeç. /a.y/noa.al