Transmetuar më 15-05-2019, 10:49
Arben Shaqiri

Është nxjerrë nga uji paraditen e sotme, trupi i pajetë i 55-vjeçarit Arben Shaqiri, i cili u mbyt gjatë kësaj të diele në lumin e Bistricës.

Ishin polumbarët ata të cilët nga kërkimet intensive, e nxorën trupin nga lumi.

Ngjarja ndodhi rreth orës 17:40 të kësaj të diele, ku Arben Shaqiri, sipas dëshmisë së të birit, dyshohet se duke kaluar nga fshati Çukë për në fshatin Berdenesh ka rënë në lumin e Bistricës.

55-vjeçari nga fshati Çukë e Sarandës, ka qenë nën shoqërinë e djalit të tij 15-vjeçar i cili ka deklaruar në polici se babai i tij ka qenë nën efektin e pijeve alkoolike.

Mirëpo familjarët dyshojnë se Shaqiri mund ti ketë dhënë fund jetës edhe në gjendje të rënduar psikologjike, ndërkohë që familja ishte në kushte ekstreme varfërie.

Fillimisht u tha se Shaqiri është hedhur për të kaluar lumin, i cili është në formë kanali, por nuk ia dili dot. /a.y/noa.al

Një person bie në lumin e Bistricës, s’ka gjurmë prej trupit