Transmetuar më 15-05-2019, 10:36

Ishin bërë tre shokë bashkë dhe kishin dalë për të festuar ditëlindjen e Vislonit, i cili pikërisht ditën kur mbushte 24 vjeç, humbi jetën i përplasur me makinë.

Kështu rruga drejt festës u pre në mes, ku dy nga të rinjtë mbetën të vdekur, shoku i tyre u plagos, ndërsa një kalimtare humbi jetën e përplasur nga makina.

Janë këto detajet që dalin lidhur me aksidentin e rëndë rrugor të shënuar mbrëmjen e kësaj të marte në aksin rrugor Kavajë-Rrogozhinë.

Mësohet se krahas këmbësores Lumturie Demrozi 48 vjeçe dhe pasagjerit të mjetit Gentian Belba, 28 vjeç, të cilët humbën jetën direkt pas ngjarjes, në orët e para të mëngjesit të sotëm, ka humbur jetën edhe drejtuesi i mjetit Vilson Cara, 24 vjeç, i cili festonte edhe ditëlindjen mbrëmjen e tragjedisë.

Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme automjeti me të cilin udhëtoni ntë rinjtë mori përpara nënën dhe vajzën e saj, ndërsa më pas u përplas me një pikë karburanti.

Policia tha se ngjarja ndodhi rreth orës 22.30 në dalje të qyteti të Kavajës, ku drejtuesi i mjetit tip Benz të marrë me qira, me targë AA 615 VO, Vilson Cara, 24 vjeç për të shmangur disa këmbësorë që tentonin të kalonin nga njëri krah i rrugës në krahun tjetër ka humbi kontrollin mbi mjet, dhe si pasojë edhe e lagështirës u përplas me tabelën e një karburanti. /a.y/noa.al

Makina mori përpara kalimtarët në Kavajë, shkon në 3 numri i viktimave