Transmetuar më 15-05-2019, 10:21
Foto ilustruese

Dy grabitje kanë ndodhur gjatë natës mes të martës dhe të mërkurës në kryeqytet.

Një dyqan ka rënë pre e vjedhjes në zonën e rrugës së Durrësit, ndërkohë që një makinë është grabitur në periferi të kryeqytetit.

Katër persona të maskuar dhe me leva hekuri në duar, kanë vjeddur një makinë tip BMW me targa AA 880 HS.

Mjeti është grabitur në zonën e Domjes, ndërkohë që është në pronësi të kompanisë “Juwiler” dhe në kohën e ngjarjes po lëvizte një punonjës.

Sakaq dyqani i grabitur në rrugën e Durrësit, është në pronësi të O.Imerit.

Mësohet se autorët e ngjarjes kanë marrë rreth 15 këpucë duke u larguar.

Lidhur me të dyja ngjarjet hetimet janë në vijim, teksa nuk bëhen me dije më shumë detaje. /a.y/noa.al