Zbulohet vuajtja e Kate Middleton për dashurinë
Transmetuar më 15-05-2019, 10:10

“Kate Middleton ka vuajtur për dashurinë. I dashuri e la me zemrën e thyer”. Është kjo ajo që thotë Katie Nicholl, gazetare dhe autore e librit “Kate: The Future Queen”.

Sipas gazetares, bashkëshortja e princit William të Anglisë, ka vuajtur shumë për dashurinë.

Siç raporton sajti ‘Velvet’, Kate nuk ka vuajtur për William, por për të dashurin e saj të mëparshëm, Harry Blakelock.

Djaloshi ishte mjaft popullor në kohën kur dukesha e Cambridge frekuentonte shkollën Marlboroug College, shkruan noa.al.

Kështu Kate nisi me Harry një histori dashurie, e cila përfundoi bashkë me gjimnazin. Por pavarësisht kësaj Kate nuk rreshti së dashuruari dhe për shumë kohë ka vajtuar për të. Gjithçka deri kur u lidh me princin e kurorës angleze, ku me të nisi një përrallë e vërtetë. /a.y/noa.al

Loading...
loading...
Loading...