Transmetuar më 15-05-2019, 09:51

Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Europian, Johannes Hahn, thotë se pret një rekomandim pozitiv për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për hapjen e negociatave.

Në një intervistë për ‘Radion Evropa e Lirë’, Hanh thotë se “Reforma në Drejtësi e Shqipëri duhet të shpërblehet”.

Ai shton se pret që Bashkimi Europian të vendosë para verës nëse do t’i hapë negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Hahn shprehet se pret rekomandim pozitiv në raportin e 29 majit.

Ndërkohë i pyetur për kërkesën e Holandës për pezullimin e liberalizimit të vizave për Shqipërinë, Hahn tha se nuk ka nisma nga vendet anëtarë për të ndërmarrë këtë nismë.

Me tej, deklaroi se Komisioni Europian po përpiqet të marrë dritën e gjelbër të Këshillit Europian për çeljen e negociatave.