Transmetuar më 15-05-2019, 09:40

Në 20 dhjetor të vitit 2018, Lorenzo, 17 vjeç, ishte duke shkuar në shkollë me motor, kur krejt papritur u përplas me një makinë tip Mercedes Benz.

Përplasja ishte aq e fortë, sa që i riu italian nga Verona, pavarësisht kaskës që kishte në kokë, pësoi dëmtime të shumta në kokë, duke përfunduar në koma të thellë.

Shpresat erdhën duke u shuar, aq sa prindërit firmosën për dhurimin e organeve të djalit.

Por si për mrekulli, dhe pa asnjë shpjegim, Lorenzo nisi të përmendej. Hapi sytë, lëvizi krahët dhe këmbët, si dhe nisi të flasë.

Ndërkohë pak ditë më parë Lorenzo u rikthye në shkollë, për të rinisur jetën, aty ku ishte ndërprerë pesë muaj më parë, shkruan noa.al.

Gjithçka ndodhi këtë fillim maji, kur Lorenzos do ti fikeshin pajisjet që e mbanin në jetë… por kur vetëm pak ditë ndanin nga momenti ku do i nënshtrohej ndërhyrjes për heqjen e organeve, i riu u përmend. /a.y/noa.al