Transmetuar më 15-05-2019, 09:00
Foto ilustruese

Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar është vënë në prangat e policisë së Durrësit.

Kështu pasditen e kësaj të marte, u arrestua me qëllim ekstradimi drejt Italisë, një person i dënuar me 15 vjet burg.

Uniformat blu pas informacioneve të marra dhe një pune të mirë organizuar, arrestuan përkohësisht me qëllim ekstradimi drejt Italisë Kujtim Pajo, 51 vjeç, banues në lagjen Nr.1, Durrës.

51-vjeçari ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet gjyqësore në Itali, bazuar në urdhër arrestin në 8 mars, për kryerjen e veprave penale “Grup kriminal me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike", pasi është dënuar me 15 vjet burgim.

Ndaj të ndaluarit për veprime të mëtejshme, materialet iu referuan Prokurorisë së Durrësit. /a.y/noa.al