Transmetuar më 15-05-2019, 08:51

Pak muaj më parë këngëtari i njohur nga Kosova, Genc Prelvukaj dhe ajo shqiptare Eni Koçi, u fejuan zyrtarisht.

Çifti duken mjaft të dashuruar me njeri tjetrin dhe këtë gjë e kanë treguar edhe publikisht.

Këtë të martë Genci i ka bërë një prej dedikimeve më të bukura Enit, duke i bërë lavde bukurisë së saj.

“Kjo është Hana. Bukuria e saj e vërtetë, që nuk ndryshon kurrë, që nuk venitet as ikën, është nga brenda. Mirësia që rrjedh përbrenda saj është më e madhe se oqeanet ndërsa buzëqeshja jep dritë në çdo pjese të jetës ku është vërtetë errët.

Më vjen inat sepse fjalët janë aq të varfra të përshkruaj siç duhet. Një jetë është pak me ty”, shkruan Genci. /a.y/noa.al