Përfundon nata e parë e Festivalit Europian të Këngës, ja finalistët
Transmetuar më 15-05-2019, 01:13

Spektakël, muzikë dhe shumë argëtim ka përcjellë nata e parë e Festivalit Europian të Këngës që po zhvillohet në Tel Aviv të Izraelit.

Fituesja e vitit të kaluar këngëtarja vendase Netta, hapi shfaqen me një variant të ri të këngës së saj “Toy” (Kukulla) duke ndezur atmosferën për orët në vazhdim.

Përveç këngëve konkurruese nga Qipro, Mali i Zi, Finlanda, Polonia, Slovenia, Republika Çeke, Hungaria, Bjellorusia, Serbia, Belgjika, Gjeorgjia, Australia, Islanda, Estonia, Portugalia, Greqia dhe San Marino, në festival performoi gjithashtu dhe një tjetër fituese izraelite e Eurovizionit, Dana International.

Festivali këtë vit prezantohet nga Erez Tal, Assi Azar, Lucy Ayoub dhe supermodelja e njohur Bar Rafaeli. 5 shteteve të cilët janë kualifikuar automatikisht në finale Italia, Franca, Gjermania, Britania e Madhe dhe Izraeli, do t’u bashkohen edhe dhjetë finalistë të tjerë nga nata e sotme.

Ata janë: Greqia, Bjellorusia, Serbia, Qipro, Estonia, Republika Ceke, Australia, Islanda, San Marino dhe Sllovenia.

Eurovizioni këtë vit, përveç se u transmetua direkt në të gjitha kanalet shtetërore evropiane, gjithashtu u ndoq drejtpërdrejtë dhe në kanalet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Australi dhe Kinë – duke kapur shifrat rekord të mbi 200 milionë shikues.

Nata tjetër gjysmëfinale do të transmetohet me 16 maj, në RTSH.

Greece – Katerine Duska with Better Love Belarus – ZENA with Like It Serbia – Nevene Božović with Kruna Cyprus – Tamta with Replay Estonia – Victor Crone with Storm Czech Republic – Lake Malawi with Friend Of A Friend Australia – Kate Miller-Heidke with Zero Gravity Iceland – Hatari with Hatrið mun sigra San Marino – Serhat with Say Na Na Na Slovenia – Zala Kralj & Gašper Šantl with Sebi

Loading...
loading...
Loading...