Debutimi me Napolin i sjell futbollistit tragjedi në familje
Transmetuar më 14-05-2019, 20:44

Debutimi me Napolin nuk ka shkuar si duhet për talentin 19-vjeçar Gianluca Gaetano.

I riu debutoi fundjavën që lamë pas në “Serinë A” por ky moment nuk do të mbetet një kujtim i mirë për të.

Në momentin kur 19 vjeçari shkeli në fushë në minutën e 91’-të të ndeshjes, në shtëpinë e tij shpërtheu festa me fishekzjarrë dhe muzikë të lartë.

Ky veprim ishte shqetësues për fqinjët, që filluan të ankohen në familjen e futbollistit, duke pasur edhe përplasje verbale.

Tensioni i situatës, nuk u përballua nga gjyshja 67-vjeçare e Gaetanos, e cila ndërroi jetë pasi pësoi atak në zemër./a.k/noa.al/

Loading...
loading...
Loading...