Transmetuar më 14-05-2019, 20:08

Një nxënës ka tentuar të vrasë me çekan mësuesin e tij në Dortmund të Gjermanisë, pasi mori nota të ulëta.

Për të kryer aktin e rëndë ai kishte kërkuar edhe ndihmën e dy adoleshentëve të tjeë.

"Ai u ndje i trajtuar në mënyrë të padrejtë sa donte të çlirohej nga mësuesi", tha zëdhënësi i prokurorit, Felix Giesenregen.

Të enjten e javës së kaluar, 17-vjeçari thuhet se ka krijuar një kurth në një oborr të garazhit pranë shkollës, ndërsa dy të tjerët e kanë kapur mësuesin dhe e kanë gënjyer për ta afruar.

Por, për fat të mirë mësuesi e kuptoi planin e tyre dhe nuk shkoi, duke i shpëtuar një sulmi fatal me çekan.

Dy ditë më vonë, mësuesi u informua mbi tentatiën e adoleshentëve, ndërsa policia përdori një komision për vrasje, teksa nxënësit po mbahen në një komisariat. /k.k/noa.al/