Bale drejt ish-skuadrës, nuk do ta besoni sa pak kushton
Transmetuar më 14-05-2019, 19:29

Gareth Bale duket se i ka zhgënjyer të gjithë te Reali i Madridit, dhe drejtuesit e klubit kanë vendosur ta lënë të lirë.

Mediat spanjolle shkruajnë për një kalim të mundshëm te ish-skuadra e tij Totenham, në formë huazimi.

13 milion euro mund të kushtojë kjo lëvizje, shumë herë më pak nga sa shpenzuan spanjollët për ta blerë, plot 120 milion euro.

"Gjelat" janë të gatshëm ta huazojnë fillimisht Bale, me opsion për blerjen përfundimtare të tij.

Ndoshta edhe fati i keq e ka penalizuar uellsianin, pasi në shumicën e kohës ai ka vuajtur pasojat e dëmtimeve të shpeshta.

Pritet për t’u parë se si do të shkojnë gjërat për të. /k.k/noa.al/

Loading...
loading...
Loading...