Transmetuar më 14-05-2019, 19:07

Një marshinist nuk e përballoi lehtë përplasjen për vdekje të një personi, teksa disa muaj më vonë ai vrau veten.

Policia e Hull në Britaninë e madhe e gjeti Scott Walker pa jetë në shtëpinë e tij.

43-vjeçari, baba i katër fëmijëve, kishte filluar të pinte shumë, ndërsa me trenin që drejtonte përplasi një këmbësor, edhe pse ky i fundit kishte dalë me qëllim për t’i dhënë fund jetës.

"Aksidenti i këmbësorit me tren, që u konfirmua si një vetëvrasje në janar 2018, e preku me të vërtetë Scott. Ai nuk ishte i njëjtë pas kësaj", tha ish-partnerja e tij gjatë seancës gjyqësore në gjykatën e Hull Coroner.

"Ai filloi të pinte shumë. Zakonisht më dërgonte mesazhe abuzive. Në tetor, 1 muaj para vdekjes së Scott vendosa të largohem nga shtëpia me dy djemtë tanë", tha ndërkohë gruaja e tij.

Scott punonte për Arriva Trains Norther. /k.k/noa.al/