Transmetuar më 14-05-2019, 18:21

Autoritetet policore greke kanë vënë në pranga një 31-vjeçar shqiptar, që u kap me drogë.

Sipas mediave vendase, policia sekuestroi rreth 16 kg kanabis të papërpunuar si dhe rreth 2 kg kanabis të përpunuar.

Ndërkohë, pas ndalimit të shqiptarit, policia është në kërkim edhe të një bashkëpunëtori tjetër.

Shqiptari u arrestua në zonën e Patisias. Përveç sasisë së konsiderueshme të drogës që u gjet në banesën ku jetonte, policia gjeti edhe një shumë prej rreth 30 mijë eurosh.

Po ashtu u gjetën dy peshore elektronike, tre thika dhe materiale për paketimin e drogës, teksa i arrestuari u dërgua në Prokurorinë e Athinës. /k.k/noa.al/