Transmetuar më 14-05-2019, 18:08

As ai vetë nuk do të besonte që do gjente prindërit 33 vite pasi këta të fundit e kishin braktisur në një aeroport.

Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në aeroportin e Gatwick, në Angli, ku Steve Hydes u braktis në terminalin jugor në vitin 1986 kur ishte vetëm 10 ditësh dhe u gjet i mbështjellë me një batanije në tualetin e grave.

Pavarësisht kësaj, për 15 vite me radhë ai ishte në kërkim për gjetjen e familjes së tij.

Pas testeve të AND-së ai mësoi se kush ishin prindërit e tij.

Pasi kontaktoi me babain, Hydes zbuloi se kisha motra dhe vëllezër që nuk e dinte se ekzistonin.

"Fatkeqësisht nëna ime ka vdekur dhe nuk jam në gjendje të zbuloj se çfarë ka ndodhur dhe pse", shkroi ai në një postim në Facebook, ndërsa zbuloi lajmin e gjetjes së familjes së tij.

"Megjithatë gjeta babain dhe motrat e vëllezërit e mi që nuk e dinin për ekzistencën time". /k.k/noa.al/