Basha: Protestuesit e burgosur politik, gjyqtari do të mbajë përgjegjësi
Transmetuar më 14-05-2019, 18:01

Kryetari i PD Lulzim Basha në një deklaratë për mediat u shpreh ndër të tjera se protestuesit që u lanë në burg janë politikë. Basha nënvizoi se gjyqtari që ka marrë vendimin për të burgosur protestuesit, do të përgjigjet nesër, kur PD të jetë në pushtet.

“Një mesazh kam edhe për ata që hynë në burg për protestat. Vëllezër dhe motra që sakrifikuat, ju jeni sot të burgosur politik të një regjimi monist. Ju siguroj se dhunuesit tuaj do vendosin përpara përgjegjësisë.

Përpara drejtësisë, do të vendoset babai i nënkryetarit të FRESSH, gjyqtari që la në burg 20 protestues.  Këtij gjyqtari i them se nuk do të shpëtojë nga drejtësia. Ne nuk lejojmë që kjo qeveri të bëjë reformën sipas orekseve politike të saj. Pushteti absolut korrupton absolutisht”, tha Basha.

Gjykata vendosi sot që të lërë me arrest me burg 20 protestues, për 11 të tjetë u vendos masa arrest shtëpie, ndërkohë që 19 të tjerë u vendos masa detyrim paraqitje.

Protestuesit e arrestuar akuzohen  për kryerjen e veprave penale “Kundershtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Prishja e qetësisë publike”, “Shkatërrimit të pronës me zjarr” dhe “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive”./b.l/noa.al/

Loading...
loading...
Loading...